UBT News

Lushaku-Sadriu: Propozimi i Kurtit synon ta çojë kandidaten e VV-së në presidencë

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se oferta e fundit e kryeministrit Albin Kurti do të çonte në zgjedhjen e kandidates së Vetëvendosjes, Feride Rushiti, në postin e presidentes.

Pak më herët, Kurti ishte shprehur i gatshëm që t’i japë edhe 15 nënshkrime LDK-së, nëse kjo parti propozon cilindo kandidat, duke hapur kështu rrugë për një garë mes Feride Rushitit dhe një kandidati të LDK-së.

Megjithatë, Lushaku-Sadriu e ka kundërshtuar këtë propozim, duke theksuar se nuk mund t’i japin Kurtit atë që, sipas saj, nuk ia ka dhënë vota e qytetarëve. Ajo ka thënë se një veprim i tillë do të nënkuptonte mbështetje për përqendrimin e pushtetit në duart e një kryeministri.

Sipas saj, kjo ofertë kishte për qëllim krijimin e një kandidature të dytë vetëm për t’i hapur rrugë zgjedhjes së kandidates së VV-së si presidente.

Exit mobile version