Sulmues belg Romelu Lukaku është ndalur të flas për objektivat e tij me In\terin pasi u rikthyer te kjo skuadër pas një viti shumë të vështirë të Chelsea.
Ai reflektoi për vitin e tij të vështirë me Chelsea-n dhe synimet e tij për të udhëhequr Interin drejt trofeve të tjerë në vitet e ardhshme.
Sulmuesi 29-vjeçar belg iu bashkua “Bluve” në një marrëveshje me vlerë rreth 115 milionë euro verën e kaluar dhe ai pritej të shkëlqente në Premier Ligë nën drejtimin e Thomas Tuchel, por gjërat nuk dolën siç ishin planifikuar. Pas një viti zhgënjyes në Londrën Perëndimore, Lukaku u kthye te Interi në një marrëveshje huazimi prej 8 milionë eurosh në përpjekje për të rigjetur formën e tij.
Duke folur për “DAZN”, Lukaku fillimisht foli për qëllimet e tij dhe të Interit për sezonin e ri.
“Nuk më intereson gara golashënuesin e ligës. Unë do t’ju them sinqerisht, mendoj vetëm për Scudetton. Jemi në Inter, këtu luajmë për Scudetton, nuk luajmë për gjëra individuale”, tha fillimisht Lukaku.
Ai më pas zbuloi se cilit lojtar i tregoi së pari se dëshiron të rikthhet te Interi.
“Lautaro. Ne folëm në Instagram dhe më pas në WhatsApp. Ai ishte një nga të parët me të cilët fola, pastaj Dimarco, Bastoni dhe të tjerët.”, shtoi ai.
Më tutje belgu foli edhe për periudhën e vështirë të Chelsea.
“Sezoni në Chelsea më dha një motiv shtesë për të bërë edhe më mirë se më parë. Mendoj se brenda një viti të gjithë kanë harruar gjërat që unë jam në gjendje t’i bëj në fushë. Ky është një lloj zemërimi që kam brenda meje, që tani e ka edhe skuadra, e cila nuk fitoi vitin e kaluar, të gjithë së bashku shpresojmë të bëjmë më mirë dhe të sjellim diçka në shtëpi.”, theksoi Lukaku.
Interi e nis kampionatin me ndeshjen kundër Lecces në udhëtim të dielën.