Në një intervistë ekskluzive për CNN, sulmuesi i Chelseat, Romelu Lukaku ka ftuar themeluesit e rrjeteve sociale të diskutojnë me yjet e Premier Ligës rreth komenteve abuzive në internet, dhe të përpiqen t’i dhënë fund abuzimit me të cilin përballen lojtarët.
Platformat sikurse Facebook dhe Twitter kanë implementuar masa të reja muajt e kaluar, sikurse komentet, por yjet thonë se ende po përballen me komente raciste, seksiste, madje edhe me kërcënime me vdekje.
Kjo çështje është goxha personale për Lukakun, i cili ishte target i këtyre komenteve raciste.
“Më duhet të luftojë. Nuk po luftoj për veten. Po luftoj për djalin tim, fëmijët e mi, vëllain tim, për të gjithë lojtarët, fëmijët e tyre, për çdokënd”, deklaroi ai.
Lukaku beson se është koha që futbollistët, mediat sociale dhe organet e Qeverisë të bashkëpunojnë dhe të marrin përgjegjësi për t’i dhënë fund abuzimit./UBTNews