UBT News

Luka Modriq pranë largimit nga Real Madrid në fund të sezonit

Luka Modriq zgjodhi të vazhdojë politikën e tij të nënshkrimit të zgjatjes së kontratës njëvjeçare në fillim të sezonit aktual. Megjithatë, ky model do të ndryshojë këtë verë, me yllin kroat të frustruar nga minutazha e ulët qe po i jipet.

Pavarësisht garancive për vendin e tij në skuadër, mesfushori veteran nuk ka luajtur rol të madh në skuader gjatë këtij edicioni dhe ai do t’i japë fund lidhjes së tij 12-vjeçare me klubin madrilen.

Modriq do të drejtojë Kroacinë si kapiten në Euro 2024, përpara se të marrë një vendim për hapin e tij të ardhshëm, me një opsion për pensionimin për 38-vjeçarin.

Ndërkaq, ai pritet të marrë oferta nga skuadra te Arabisë Saudite, pas interesimit të tyre për vitin 2023, por në anën tjetër Mundo Deportivo raporton që ka edhe pretendime për të nga Major League Soccer./UBTNews/

Exit mobile version