Në mbrëmjen e kaluar u vendos se Spanja do të ishte finalistja e parë e Euro 2024, pasi fitoi një ndeshje emocionuese kundër Francës me rezultat 2-1. Pas kësaj fitoreje epshtruese në Nantes, trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, nuk mundi të fshehë gëzimin e tij për kalimin në finalen e madhe në Berlin.
“Jemi shumë të lumtur. Lumturia ishte e madhe që arritëm deri këtu, por tani është shumë më e madhe. Ndjej një krenari të veçantë për këta lojtarë. Ata janë të jashtëzakonshëm, dinë të luajnë dhe të interpretojnë lojën në një mënyrë të jashtëzakonshme,” tha De La Fuente menjëherë pas ndeshjes.
Ai vuri në dukje punën e vështirë që ekipi ka bërë për të rikthyer futbollin spanjoll në krye të lojës europiane: “E kemi kthyer futbollin spanjoll aty ku i takon. Duhet të vlerësojmë atë që po bëjnë këta lojtarë. Duam të vazhdojmë të shkruajmë histori, nuk duam të lehtësojmë presionin. Duhet të qëndrojmë të përqendruar për të përballuar finalen në Berlin.”
Kjo fitore ka sjellë një entuziazëm të madh në Spanjë dhe në të gjithë tifozët spanjollë, të cilët tani presin me padurim për të parë nëse ekipi i tyre mund të bëjë histori në Berlin duke fituar trofeun e katërt evropian për vendin e tyre./UBTNews/