Linja ajrore gjermane, Lufthansa, po anulon më shumë se një mijë fluturime brenda dhe jashtë qendrave të saj në Frankfurt dhe Mynih në ditët në vijim për shkak të një greve të stafit tokësor të mërkurën.
Rreth 134 mijë pasagjerë do të preken nga anulimet midis të martës dhe të premtes, tha transportuesi.
Verdi, një nga sindikatat më të mëdha të Gjermanisë, i ka bërë thirrje rreth 20 mijë personelit tokësor të punësuar nga Lufthansa për të organizuar një grevë njëditore të mërkurën në mënyrë që të ngrejë presion në negociatat e vazhdueshme të pagave.
Shefi i burimeve njerëzore të Lufthansa, Michael Niggemann e kritikoi masën.
“Përshkallëzimi i hershëm pas vetëm dy ditësh negociata në një raund negocimi kolektiv që deri më tani ka qenë konstruktiv po shkakton dëme të mëdha. Ajo prek pasagjerët tanë gjatë sezonit të pikut të udhëtimit dhe u vë një barrë të rëndë punonjësve tanë në një fazë tashmë të vështirë të trafikut ajror”, tha ai. /UBTNews/