UBT News

Luftë tregtare SHBA-Kanada: Vendosen tarifa të reja prej 50%

WASHINGTON, DC - APRIL 02: U.S. President Donald Trump holds up a chart while speaking during a “Make America Wealthy Again” trade announcement event in the Rose Garden at the White House on April 2, 2025 in Washington, DC. Touting the event as “Liberation Day”, Trump is expected to announce additional tariffs targeting goods imported to the U.S. (Photo by Chip Somodevilla/Getty Images)

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se Kanada dëshiron “përfitimet e të qenit një shtet [i SHBA-së], pa qenë një i tillë”, pasi bisedimet tregtare midis dy vendeve dështuan vonë të premten.

Prishja e negociatave nxiti tarifa të reja prej 50% nga ana e SHBA-së mbi një sërë mallrash kanadeze. Trump tha gjithashtu se fermerët amerikanë janë ngarkuar me “shuma masive tarifash” për vite me rradhë.

Kryeministri kanadez Mark Carney i quajti tarifat e reja një “llogaritje të gabuar” të projektuar për “të na dëmtuar dhe përçarë”.

Carney konfirmoi se do t’u përgjigjej tarifave të Trump “dollar për dollar” nga 8 shtatori, përfshirë taksat mbi çelikun, produktet e qumështit, pajisjet shtëpiake dhe elektronikën, duke thënë se SHBA dhe Kanada tashmë janë në një luftë tregtare.

Të dyja vendet ishin optimiste për një marrëveshje në fillim të javës, por bisedimet u dështuan pasi të dyja palët akuzuan njëra-tjetrën për bërjen e ndryshimeve të minutës së fundit.

“Ata kërkuan tepër shumë dhe ofruan tepër pak”, tha Carney të shtunën. “Je në luftë kur sulmohesh. Ne u sulmuam.”

Komentet e fundit të Trump i bëjnë jehonë referencave të tij të përsëritura për ta bërë Kanadanë “shtetin e 51-të” të Amerikës që nga rikthimi i tij në detyrë, çka ka nxitur frustrim te udhëheqësit dhe banorët e saj.

Dështimi i bisedimeve tregtare përmbysi një marrëdhënie tregtare thellësisht të integruar, pa asnjë rrugë të qartë drejt zgjidhjes.

“Ne nuk mund të pranojmë atë që ata kanë ofruar dhe nuk do të japim atë që ata kanë kërkuar”, tha Carney.

Trump i tha Fox News të dielën se kanadezët ishin “të marrë” që u angazhuan në një luftë tregtare me SHBA-në dhe mendojnë se “do të fitojnë faktikisht”.

Tarifat e reja 50% të SHBA-së do të zbatohen për një sërë mallrash kanadeze, përveç tarifave ekzistuese të SHBA-së mbi çelikun, aluminin, automjetet dhe lëndën drusore kanadeze.

Ato janë të kufizuara në fushëveprim, duke mbuluar rreth 20 miliardë dollarë (15 miliardë stërlina; 28 miliardë dollarë kanadezë) importe nga Kanada, ose rreth 5% të totalit, përfshirë verën, produktet e qumështit, çimenton, veshmbathjet dhe pajisjet e hokejit.

Kryeministri tha se Kanada po hakmerrej “me hezitim” për të mbrojtur interesat e saj, ndërsa detajet e kundërmasave pritet të publikohen në ditët në vijim. /BBC/

Exit mobile version