Mbrojtja e ushtrisë ukrainase në rajonin lindor të Luhanskut po bëhet më e vështirë, tha kreu i administratës ushtarake të Luhansk të mërkurën në mëngjes.
“Po bëhet më e vështirë, por ushtria jonë po e mban armikun nga tre drejtime njëherësh”, tha Serhiy Hayday përmes Telegramit. “Ata po mbrojnë Severodonetsk duke mos lejuar që armiku të përparojë drejt Lysychansk. Megjithatë, rusët janë afër; popullsia po vuan dhe shtëpitë janë shkatërruar”.
Hayday tha se Rusia po synonte edhe një herë fabrikën kimike Azot, ku thuhet se janë strehuar pak më shumë se 500 civilë.
“Ndërtesat e larta të vendosura më afër gjigantit kimik janë duke u shkatërruar” tha ai. “Armiku është më i dobët në betejat në rrugë, prandaj përdor zjarr artilerie, duke shkatërruar shtëpitë tona”.
Ministria ruse e Mbrojtjes u bëri thirrje të martën luftëtarëve ukrainas në fabrikën Azot që të dorëzonin armët. Zyrtarët ukrainas nuk e kanë komentuar këtë propozim./UBTNews/