Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë. Megjithatë, ai kritikoi sanksionet kundër Rusisë si rezultat i pushtimit teksa iu drejtua Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Bolsonaro tha se Brazili nuk i sheh sanksionet e njëanshme si mënyrën më të mirë për të trajtuar konfliktin Rusi-Ukrainë.
Ai shtoi se zgjidhja mund të arrihet vetëm përmes dialogut dhe negociatave./UBTNews/