Nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s deri te presidenti ukrainas, emra të njohur që kanë një rol të rëndësishëm për paqe deri më tani janë kandidatë për Çmimin Nobel për Paqe 2023.
Lista e kandidatëve të paraqitur në komitet u mbajt sekret për të paktën 50 vjet, në përputhje me statutet e Nobelit.
Ligjvënësi Christian Tybring-Gjedde nga partia populiste e Norvegjisë, përmes një shkrimi në Facebook la të kuptohet se ai do ta nominonte presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Të tjerë emra që dihet se janë nominuar janë kundërshtarët e burgosur të Putinit, aktivisti Alexei Navalny, i cili ishte viktimë e një sulmi me helmim, dhe gazetari dhe aktivisti politik, Vladimir Kara-Murza, i cili pretendon se u ka mbijetuar dy helmimeve./UBTNews/