UBT News

Lucas Vazquez: Karriera ime vazhdon jashtë Spanjës, idetë janë të qarta

Pas përfundimit të kontratës me Real Madridin këtë verë, Lucas Vazquez ka zgjedhur të nisë një aventurë të re në Gjermani, duke iu bashkuar Bayer Leverkusenit në Bundesligë.

Ish-anësori i “Los Blancos” tregoi se kishte marrë oferta pas largimit nga Madridi, por nuk kishte dëshirë të qëndronte në futbollin spanjoll.

“Kisha interes nga disa ekipe, por doja të vazhdoja të konkurroja në nivelin më të lartë”, ka deklaruar Vazquez për mediat gjermane.

Futbollisti e sheh këtë hap si mundësinë ideale dhe ka vendosur që të mos kthehet në Spanjë: “Kjo mundësi ishte perfekte për mua në çdo aspekt. Nuk mendoj se do të rikthehem më në Spanjë. Kam shumë të qarta idetë për të vazhduar karrierën time”.

Vazquez largohet nga Real Madrid pas një dekade të suksesshme me klubin, ku fitoi gjithçka në nivel klubesh, përfshirë edhe tre tituj të Ligës së Kampionëve. Tani, 32-vjeçari synon të sjellë përvojën dhe mentalitetin fitues te një Leverkusen ambicioz. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version