UBT News

Lucas Hernandez shpëton nga burgu

Gjykata e Madridit ka pranuar apelin e futbollistit të Bayern Munchen, i cili ishte dënuar me 6 muaj burg për shkak se nuk kishte respektuar urdhrin e mbrojtjes së vendosur pas një episodi të dhunës në familje.

Mbrojtësi francez është gjobitur me 96 000 euro.

Urdhri i mbrojtjes u lëshua në vitin 2017 për vetë lojtarin francez dhe të dashurën e tij, Amelia Ossa Llorente, pas një debati të dhunshëm që ata patën. Vajza u dërgua në spital me plagë të lehta, ndërsa Herandez u akuzua për dhunë në familje, ndonëse askush prej tyre nuk kishte ngritur akuzë.

Por më pas ata u rikthyen sërish bashkë në Spanjë pasi u martuan.

Exit mobile version