Zyrtarët në kopshtin zoologjik Hogle në Utah thanë se katër nga pesë luanët afrikanë kanë rezultuar pozitivë për variantin e deltës COVID-19, transmeton UBT News.
Luanët u testuan pasi stafi kishte vërejtur se atyre i’u kishin shfaqur simptoma të teshtitjes dhe kollitjes.
Mostrat e mbledhura u dërguan në Laboratorin Kombëtar të Shërbimeve Veterinare dhe u kthyen pozitive për variantin delta. Ata shtuan se nuk e dinë se si luanët e morën virusin.
“Shëndeti dhe siguria e stafit të UHZ-së, kafshëve dhe vizitorëve vazhdojnë të jenë shqetësimi ynë kryesor”, thanë zyrtarët në një deklaratë për shtyp të hënën, përcjell UBT News.
Zyrtarët thanë se ata rekomandojnë vizitorët të mbajnë maska, veçanërisht në zonat e mbyllura në kopshtin zoologjik.
Vizitorët e kopshtit zoologjik Hogle do të jenë ende në gjendje të shohin luanët afrikanë në ekspozitën e tyre, pasi zyrtarët thonë se nuk ka asnjë rrezik për publikun.
Zyrtarët shtuan se kafshët tjera në kopshtin zoologjik nuk kanë shfaqur simptoma të infeksionit./UBTNews/