Pas Erza Muminoviq e Distria Krasniqit, edhe xhudistja Flaka Loxha, nisi garat në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.
Në kuadër të kategorisë deri në 57 kilogramë, Loxha në raundin e parë kaloi pa luftë, kurse në të dytin u përball me xhudisten italiane Giulia Caggiano.
Caggiano e mposhti Loxhën me Ippon, ndërsa tani xhudistja kosovare do ta kërkojë medaljen e bronztë përmes fazës së repesazhit.