Los Angeles është pajtuar t’i japë gati 29 milionë dollarë dëmshpërblim të vesë së superyllit të NBA, Kobe Bryant, pasi policia ndau imazhe grafike të rrëzimit fatal të helikopterit të tij dy vjet më parë.
Bryant dhe vajza e tij Gianna vdiqën së bashku me shtatë persona të tjerë pas rrëzimit të avionit në zonën e LA.
Bashkëshortja e tij dorëzoi padi, duke thënë se ata fotografuan mbetjet njerëzore si “suvenire” të tregtueshme. Avokatët e qarkut të LA e quajtën zgjidhjen “të drejtë dhe të arsyeshme”.
“Sot është kulmi i suksesit të betejës së guximshme të zonjës Bryant për të kërkuar përgjegjësi nga ata që u përfshinë në këtë sjellje groteske”, thanë avokatët e saj të martën.
“Ajo luftoi për burrin e saj, vajzën e saj dhe të gjithë ata në komunitet, familja e të cilëve u trajtua me të njëjtën mungesë respekti. Shpresojmë që fitorja e saj në gjyq dhe kjo zgjidhje do t’i japë fund kësaj praktike”, thanë ata mes tjerash./UBTNews/