Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana ka vizituar sot Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK).
Aty Cana është pritur nga Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe sekretari Shasivar Haxhijaj.
Me këtë rast, Cana ka uruar Ismet Krasniqin për detyrën e re si President i KOK-ut duke ia ofruar mbështetjen e tij për ta vazhduar rrugën e ndërkombëtarizimit të sportit kosovar.
Krasniqi nga ana tjetër e ka falënderuar Canën për vizitën të cilën e ka konsideruar të veçantë dhe me ç’rast edhe i ka dhënë një dhuratë me portretin e xhudistes Majlinda Kelmendi.