Loriana Kuka është mposhtur në çerekfinale të Mastersit të xhudos që po mbahet në Doha të Katarit.
Kuka pësoi në çerekfinale të kategorisë deri 78 kilogramë nga ish-kampionia e botës, japonezja Shori Hamada, me ippon pas 5:39 minutave luftë.
Deri në momentin e ipponit, japonezja Hamada kishte dy dënime dhe Kuka një dënim.
Kuka do të kërkojë medaljen e bronztë nëpërmjet repesazhit.