Lorde ka anuluar performancën e saj në VMA-të e ardhshme të MTV në 2021, transmeton UBT News.
“Për shkak të një ndryshimi në elementët e prodhimit, Lorde nuk mund të performojë në shfaqjen e këtij viti”, njoftoi llogaria e VMA-s në Twitter të premten. “Ne e duam Lorde dhe mezi presim që ajo të performojë në skenën tonë në të ardhmen!“.
Tani është e paqartë saktësisht se cilat “elementë prodhimi” po e pengojnë 24-vjeçaren të dalë në skenë-ose nëse ajo ende do të marrë pjesë, përcjell UBT News.
Lorde, videoja për “Solar Power” e së cilës është nominuar për Kinematografinë më të mirë, ka pasur probleme me shfaqjet e VMA-ve në të kaluarën.
Eventi do tëudhëhiqet fillimisht nga Doja Cat – dhe do të vazhdojnë me disa interpretues të tjerë duke përfshirë Justin Bieber, Kacey Musgraves, Lil Nas X, Olivia Rodrigo dhe disa të tjerë./UBTNews