Galeria Courtauld e rihapur së fundmi në Londër, ka hapur një ekspozitë që zgjerohet me disa nga pikturat më të njohura në botë, të cilat përfshijnë autoportretet e Vincent van Gogh.
“Autoportreti me veshin e fashuar” është një nga gjashtëmbëdhjetë pikturat e ekspozuara.
‘Van Gogh: Self-Portraits‘ u hap me datën 1 shkurt, duke paraqitur stilin e tij artistik në zhvillim gjatë tre viteve e gjysmë të fundit të jetës së tij.
Për disa prej veprave, është hera e parë që do të bëhen bashkë që nga koha e largimit nga studioja e vet artistit.
Kuratorja Karen Serres u shpreh se kjo ekspozitë është një shfaqje e rrallë, duke shtuar se autoportretet e Van Gogh nuk ngjajnë me asnjë tjetër./UBTNews/