UBT News

Londër: Pas rinovimit 3-vjeçar, rihapet Galeria Kombëtare e Portreteve

Galeria Kombëtare e Portreteve në Londër u rihap për publikun të enjten pas një mbylljeje trevjeçare për rinovim, duke kërkuar ta bëjë koleksionin e saj të përditësuar më “përfaqësues” të Britanisë moderne.

Një ekspozitë me fotografi të papublikuara më herët nga Paul McCartney është vendosur të shfaqet pas rinovimit, rinovim ky që kushtoi 41.3 milion £ dhe pa krijimin e hapësirave publike, një hyrje të re për vizitorët dhe poashtu një qendër mësimi.

Galeria gjithashtu u përpoq të“rishikonte bilancin e asaj që ne tregojmë, për ta bërë atë më gjithëpërfshirëse dhe përfaqësuese të Britanisë sot”, tha kryekuratorja Alison Smith.

Ajo tha se më parë kishte më shumë portrete burrash sesa grash dhe tani “48 për qind e veprave të ekspozuara janë artiste femra”.

“Ne në fakt e kemi bërë atë më përfaqësuese të Britanisë për sa i përket përkatësisë etnike, klasës sociale, aftësisë së kufizuar”, shtoi Smith.

Artistja britanike Tracey Emin u ngarkua të krijonte një instalacion arti për dyert e hyrjes së re të galerisë, duke përshkruar 45 portrete femrash.

Pesë autoportrete nga artiste femra u blenë gjithashtu për të nxjerrë në pah historitë shpesh të anashkaluara të grave që ndihmuan në formimin e historisë britanike, tha galeria.

Një koleksion fotografish të marra nga McCartney midis viteve 1963 dhe 1964 do të shfaqet nga 28 qershori.

Galeria Kombëtare e Portreteve u hap për herë të parë më 1856, dhe më pas u zhvendos në vendndodhjen e saj aktuale pranë Sheshit Trafalgar 40 vjet më vonë./UBTNews/

Exit mobile version