Duke parë sa i rëndësishëm është vaksinimi kundër Coronavirusit, disa biznese në Kosovë kanë dal me një ide kreative.
Në sheshin në Prishtinë, lokalet kanë marrë nismë që t’iu ofrojnë personave të vaksinuar kafe dhe ujë gratis.
Adriatik Gashi, menaxher në “DonCafe” tha se e kanë bërë këtë ofertë në mënyrë që të kontribuojnë në vetëdijesimin e qytetarëve për vaksinim.
“Ta kenë dëshminë për marrjen e vaksinës dhe nga ne e marrin nga një kafe dhe ujë prej shtëpisë”, tha ai.