Mbrojtësi i West Ham-it, Kurt Zouma kërkoi falje pas publikimit të një videoje ku shihet ai duke e keqtrajtuar një mace.
Zouma shihet në klip duke e shkelmuar dhe goditur me shuplaka macën, teksa po qeshte. Pastaj e ndjek atë dhe e godet me një pale këpuca.
Edhe ekipi i tij, West Ham dënoi fuqishëm aktin e tij.
“Ne kemi folur me të dhe do të merremi me këtë çështje brenda ekipit, por duam ta bëjmë të qartë se ne në asnjë mënyrë nuk e falim mizorinë ndaj kafshëve”, thuhet në deklaratën e klubit për gazetën The Sun.
Zouma po ashtu lëshoi një komunikatë, ku kërkoi falje për veprimet e tij dhe shprehu keqardhje.
“Unë dua të kërkoj falje për veprimet e mia. Nuk ka justifikim për sjelljen time, për të cilën sinqerisht jam pishman”, deklaroi ai mes tjerash për gazetën The Sun./UBTNews