Chelsea ka shfaqur interesim për sulmuesin e Athletic Bilbao, Nico Williams.
Skuadra e Mauricio Pochettino po kërkon të forcojë repartin e sulmit për sezonin e ardhshëm pas një sezoni tjetër zhgënjyes, me Blutë që aktualisht renditen në vendin e 11-të në tabelë.
Pavarësisht interesimit për Williams, për londinezët Victor Osimhen mbetet ende prioritet.
Nëse Chelsea vendos të bëjë një lëvizje të tillë, atëherë Williams ka një klauzolë lirimi në kontratën e tij aktuale e cila kap shifrën e 43 milionë funtave dhe njëkohësisht nuk paraqet ndonjë problem financiar për anglezët.
21-vjeçari po kalon një sezon të jashtëzakonshëm në La Liga, duke shënuar gjashtë gola dhe duke dhuruar 11 asistime në 22 paraqitje në të gjitha garat.
Kontrata e tij me baskët do të skadonte në fund të sezonit, para se të nënshkruante rinovimin në muajin dhjetor duke e vazhduar atë deri në verën e vitit 2027./UBTNews/