Kremlini reagoi të mërkurën pas raportimeve se lojtarët rusë janë përjashtuar nga turneu i tenisit, Wimbledon këtë vit, si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës. Kremlini e quajti këtë vendim “të papranueshëm”.
Zëdhënësi i qeverisë, Dmitry Peskov iu përgjigj një pyetjeje në lidhje me raportimet se lojtarët rusë dhe bjellorusë janë përjashtuar nga turneu. Kështu raportoi The New York Times të mërkurën.
“Të bësh sportistët viktima të disa paragjykimeve politike, intrigave, veprimeve armiqësore ndaj vendit tonë, është e papranueshme. Ndjej vetëm keqardhje”, tha Peskov në një videokonferencë me gazetarët.
Informacioni u konfirmua për gazetën nga “një zyrtar i lartë ndërkombëtar i tenisit” në kushte anonimiteti./UBTNews/