Lojtarët e Iranit nuk e kënduan himnin kombëtar gjatë hapjes së Kupës së Botës kundër Anglisë në Katar dhe televizioni iranian ndërpreu transmetimin për shkak të kësaj.
Aktivistët iranianë besojnë se veprimet e lojtarëve ishin një gjest mbështetjeje për protestat antiqeveritare në vend.
Shumë tifozë në stadium u dëgjuan duke brohoritur himnin. Tifozë iranianë në stadium shprehën solidaritetin e tyre me protestat.
Mbështetësit të veshur me fanella iraniane me sloganin “Gratë, Jeta, Liria” mund të shiheshin në stadiumin ”Khalifa”.
Një tifoz anonim tha se autoritetet iraniane kishin vrarë gra dhe fëmijë në shtypjen kundër protestave dhe se demonstratat meritonin mbështetje.
Të dielën, kapiteni i ekipit iranian, Ehsan Hajsafi bëri thirrje për ndryshim dhe u dërgoi ngushëllime familjeve të viktimave.
Aktivistët e të drejtave të njeriut vlerësojnë se më shumë se 400 njerëz janë vrarë deri më tani në protestat mbarëkombëtare në Iran.