UBT News

Lojtarët e futsallit të Kosovës u bashkohen atyre të Shqipërisë për ndeshjet e Preliminary Round në Champions League

Lojtarët e futsallit kosovar, Ermir Kryeziu, Malush Qerimi, Bajram Ramadani, Arif Limani, Driton Nishori, Ramadan Alaj, Halim Selmanaj dhe Fatlum Pishtani u bashkuan në formë huazimi me klubin e Futsallit “Tirana”, për ndeshjet e Preliminary Round në Champions League.

Ky aktivitet i rëndësishëm ndërkombëtar i besohet Federatës Shqiptare të Futbollit pasiqë ndeshjet do të zhvillohen në pallatin e sporteve “Feti Borova”, Tiranë.

Ndeshja e parë e Tiranës zhvillohet nesër më 24 gusht, kundër Apoel FC me fillim nga ora 20:45.

Kjo nuk është hera e parë që Tirana huazon lojtarët e futsallit kosovar për ndeshje evropiane sepse edhe në të kaluarën lojtarët si Jeton Rukovci, Ermir Kryeziu, Melos Kelmendi, Fatlum Pishtani, Drilon Paqarizi, Dardan Topilla, Shqipron Ibrahimi etj, morën pjesë në garat e Preliminary Round në Champions League, për ekipin e Tiranës. /UBTNews/

Exit mobile version