UBT News

Lojtarët e Dritës kryen testet për COVID-19, rezultuan negativë

Klubi gjilanas, FC Drita njoftoi se të gjithë lojtarët kanë rezultuar negativë në testet për COVID-19, të cilat i kryen në prag të udhëtimit për në Antalya të Turqisë.

“Klubi jonë FC DRITA ditën e djeshme i ka kryer testet për COVID-19 në prag të udhëtimit për në Antalya të Turqisë ku kemi planifikuar të vazhdojmë me fazën përgaditore. Sot kemi marrë rezultatet ku të gjithë kanë rezultuar NEGATIV dhe nuk do të kemi asnjë mungesë për shkak të testimeve. Edhe njëherë shfrytëzojmë rastin që ta falenderojmë stafin e IKSHPK-së nga Gjilani dhe qendrën në Prishtinë për gatishmërinë ndaj klubit tonë”, thuhet në njoftim./UBTNews

Exit mobile version