UBT News

Lojtarët e Barcelonës janë të hutuar me taktikat e Xavit

Kapiteni i Barcelonës, Sergio Busquets foli për kaosin taktik në të cilin skuadra futet sa herë që pëson gol, pas ndeshjes kundër Interit në Ligën e Kampionëve.

Kundër “Nerazzurëve” në “Camp Nou”, kaosi i tyre pasi pranuan golin e parë në minutën e 50’ ishte krejtësisht i dukshëm.

Interit iu deshën vetëm 13 minuta për të shënuar golin e dytë dhe Busquets nuk u përmbajt pas ndeshjes, duke thënë se megjithëse fati nuk ka qenë në anën e tyre në Ligën e Kampioneve, skuadra në tërësi nuk po tregon paraqitje të mira.

“Goli i parë prej tyre na dëmtoi shumë. Duket se kur pranojmë një gol, gjithçka është në kaos”, tha mesfushori veteran.

“Në Ligën e Kampionëve, çdo gjë shkon keq kur ju nuk jeni bindës. Nuk kemi qenë me fat në ndeshjet ku kemi merituar më shumë”, shtoi Busquets.

Sipas Sergi Sole të “Mundo Deportivos”, ndërsa fjalët e përmendura më sipër nuk ishin në asnjë mënyrë të synuara drejt qasjes së Xavit, lojtarët në fakt janë të hutuar nga kaosi taktik.

Nuk është për të thënë se lojtarët po kthehen kundër trajnerit të tyre, por ka disa vendime që ekipi nuk i ka marrë mirë, siç janë vendimet e tij të zëvendësimit në ndeshjen me Interin.

Exit mobile version