UBT News

“Lojërat Olimpike s’mund të shtyhen prapë”

Seiko Hashimoto, presidentja e komitetit organizativ të Lojërave Olimpike ka përjashtuar mundësinë e anulimit apo shtyrjes së Lojërave Olimpike, pas shqetësimeve për mbajtjen e kësaj ngjarje gjatë pandemisë.

“S’mund të shtyhen prapë”, deklaroi ajo në një intervistë për gazetën Nikkan Sports.

Megjithëkëtë sondazhet tregojnë se pjesa më e madhe e publikut konsideron se anulimi apo shtyrja e Lojërave Olimpike është mëse e domosdoshme për shkak të pandemisë.

Gazeta Asahi raporton se kryeministri Yoshihide Suga mund të thërras zgjedhje të parakohshme pas Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike.

Ndonëse Japonia ka shmangur infeksionet në shkallë të gjerë, rastet po rriten vazhdimisht. Më shumë se 746 mijë raste janë regjistruar dhe 13 mijë viktima nga COVID-19.

Shigeru Omi, këshilltari kryesor mjekësor i Japonisë, i tha një komiteti parlamentar të mërkurën se nuk do të ishte “normale” të organizoheshin Lojërat Olimpike mes gjendjes aktuale të infeksioneve./UBTNews

Exit mobile version