UBT News

Lojërat Olimpike: Lejohen deri në 10 mijë tifozë

Deri në 10 mijë tifozë japonezë do të lejohen në vendin ku do të mbahen Lojërat Olimpike.

Spektatorëve të huaj nuk iu lejohet të marrin pjesë, por organizatorët thanë se tifozët vendas mund të marrin pjesë, duke u siguruar që turmat nuk do t’i kalojnë 50% të kapacitetit të një vendi. Olimpiada do të mbahet nga data 23 korrik deri më 8 gusht.

Ky vendim erdhi pavarësisht raportit të lëshuar javën e kaluar nga ekspertët mjekësorë, ku thuhej se mbajtja e lojërave pa shikues ishte opsioni “më pak i rrezikshëm” dhe më i dëshirueshëm.

Ekziston frika që Lojërat Olimpike mund të shkaktojnë rritjen e infeksioneve në Japoni. Për këtë arsye, kryeministri Yoshihide Suga javën e kaluar u bëri thirrje japonezëve t’i përcjellin lojërat në televizion./UBTNews

Exit mobile version