UBT News

Lojërat Olimpike do të mbahen duke respektuar masat antiCOVID

Dhjetë javë para fillimit të Lojërave Olimpike Tokio 2020, organizatorët premtojnë se do të bëjnë gjithçka që Lojërat të organizohen sa më sigurt.

Japonia është duke u përballur me shpërthim të koronavirusit, me vetëm 1% të popullsisë së vaksinuar – teksa po bëhen thirrje që Lojërat Olimpike të anulohen.

Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, Thomas Bach thotë se autoritetet japoneze dhe ato të Tokio 2020, do ta marrin vendimin e duhur sa i përket menaxhimit të situatës dhe rreziqet do të menaxhohen siç duhet.

Bach dhe zyrtarët e tjerë iu përgjigjën kritikave, teksa presidenti i Komitetit, thekson se do të angazhojnë edhe staf shtesë në mënyrë që të respektohen masat antiCOVID. Ai shtoi se 75% e njerëzve që do të marrin pjesë janë vaksinuar tashmë, teksa organizatorët shpresojnë që numri i të vaksinuarve të shkojë mbi 80%.

Më herët gjatë këtij muaji, një peticion përmes së cilit kërkohej anulimi i Lojërave Olimpike, mblodhi 350 mijë nënshkrime brenda nëntë dite./UBTNews

Exit mobile version