Me fillim nga ora 13:00 ka filluar ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore Pekin 2022, të cilat do të zhvillohen nga data e sotme, respektivisht nga data 4 deri më 20 shkurt.
Gjatë ceremonisë së sotme, 91 shtete bënë parakalimin duke prezantuar flamurët e tyre, ndër to edhe Kosova e cila ishte numër 54 në këtë parakalim.
Flamurin e Kosovës në këtë ceremoni e barti skitari Albin Tahiri, ndërsa ishte e paraparë që përkrah tij të jetë edhe skitarja Kiana Kryeziu, por që kësaj të fundit nuk iu lejua parakalimi për shkak se kishte pasur kontakt me trajnerin e ekipit olimpik Agim Pupovci, i cili në njërin nga testet për COVID-19 ka rezultuar pozitiv.
Pjesë e ekipit olimpik që bënë parakalimin në ceremoninë hapëse të LO Dimërore Pekin 2022 ishin Albin Tahiri si flamurmbajtës, Bujar Turjaka si shef i misionit, Jeton Beqiri si zyrtar ndërlidhës për COVID-19, Musa Selimi si anëtar i Bordit Ekzekutiv të KOK-ut dhe Kushtrim Krasniqi, përgjegjës për media.