Ditë më parë Kombëtarja e Kosovës e filloi aventurën e re në kuadër të Kupës së Botës në basketboll, e cila do të mbahet në Katar, në vitin 2027. Dardanët shpresojnë për një kualifikim në këtë kompeticion madhor dhe filluan përgatitjet pë ndeshjet parakualifikuese.
Lista e të ftuarve për të përfaqësuar Kombëtaren e Kosovës në fazen e kualifikimeve ishte kjo:
Kosova bën pjesë në një grup me Zvicrën, Irlandën dhe Azerbajxhanin.
Sfida e parë e Dardanëve u luajt më 22 shkurt ndaj Irlandës në Prishtinë ku edhe triumfuan në parket me rezultat 83-76. Derisa sfida e dytë në udhëtim ndaj Azerbajxhanit më 25 shkurt, nuk i ngjasoi aspak asaj të parës, ku rezultati ishte në favor të vendasve, 87-77.
Sfidat e radhës për Dardanët do të jenë në muajin nëntor, në udhëtim ndaj Zvicrës dhe Irlandës./UBTNews/
Shkroi: Art Haziraj