Ruben Loftus-Cheek ka mbërritur në klinikën “Madonnina” për t’iu nënshtruar testeve mjekësore me Milanin .
Mesfushori anglez është gati të përfundojë transferimin në “San Siro” nga Chelsea për rreth 21 milionë euro, përfshirë edhe shpërblimet varësisht nga paraqitjet e tij.
Ai mbërriti në një klinikë private në Milano para orës 9 të mëngjesit për të kryer vizitat mjekësore me gjigantët e Serisë A.
27-vjeçari ka luajtur 155 ndeshje te Chelsea, duke shënuar 13 gola, dhjetë nën drejtimin e trajnerit aktual të Lazios, Maurizio Sarri.