UBT News

Locatelli ‘kopjon’ Ronaldon!

Sulmuesi i Portugalisë, Cristiano Ronaldo në një konferencë për shtyp për ndeshjen kundër Hungarisë, i largoi dy shishe të Coca Colës, dhe iu propozoi të gjithë atyre që ishin të pranishëm të merrnin ujë.

Këtë gjest të Ronaldos duket se e ka kopjuar edhe ylli i Italisë, Manuel Locatelli. Pija e njohur u vendos në tavolinën e mesfushorit kur ai doli në një konferencë për shtyp rreth ndeshjes ndaj Zvicrës. Por ai vendosi një shishe të ujit direkt para mikrofonit të tij para se ta largonte shishen e Coca-Colës.

Mediat e huaja raportojnë se pas këtij veprimi të Ronaldos vlera e Coca Colës ra për katër miliardë dollarë./UBTNews

Exit mobile version