Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu në vazhdën e takimeve gjatë vizitës zyrtare në Bruksel, u takua me drejtorin e Përgjithshëm të Doganës së Belgjikës Kristian Vanderwaeren.
Në takim u diskutuan mundësitë për bashkëpunim dhe shkëmbim në disa fusha të rëndësishme, si dhe për sfidat dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohen vendet tona.
Llugalliu dhe Vanderwaeren thanë se efektet e vështirësive globale kanë manifestuar efekte të ngjashme për të dyja vendet, ndërsa që doganat si institucione të rëndësishme për zbatimin e ligjit, të hyrat dhe sigurinë, janë afektuar dukshëm në dimensione të ngjashme.
Dy drejtorët u zotuan për shqyrtim të mundësive për shkëmbim duke përcaktuar edhe fushat e nevojshme ku do të fokusohet shkëmbimi.