Skuadra e Tahir Batatinës është rikthyer me fitore, edhe fitore të fuqishme ndaj Trepçës 89, duke ia shkaktuar një nga humbjet më të mëdha këtë sezon, 5-0.
Llogarinë e hapi Sadriu në minutën e 19’, e vazhdoi Hyseni në minutën e 43’, teksa Sadriu shënoi sërish pa përfunduar pjesa e parë, për ta mbyllur me rezultat të thellë pjesën e parë 3-0.
Pjesa e dytë ishte interesante, Llapi shënoi edhe dy herë të tjera, përmes Prencit në minutën e 64’ dhe Aliut në të 88-tën.
Me këtë fitore Llapi numëron 8 pikë në superligën e Kosovës, teksa jep shpresa për një ringjallje, pasi këtë sezon nuk e nisi si duhet, ku në 12 javë sa kanë kaluar, numëron vetëm 8 pikë./UBTNews