Pas humbjes në derbi nga Prishtina në xhiron e kaluar, Llapi ka pësuar disfatë edhe nga Dukagjini në kuadër të javës së 12 në Superligën e Kosovës.
Skuadra e Tahir Batatinës u mposhtë nga ajo e Armend Dallkut në “Zahir Pajaziti” me rezultat minimal 1-0.
Golin e vetëm në këtë ndeshje që ia solli tre pikë skuadrës nga Klina e realizoi Iljaza Zulfiu në minutën e 49’.
Pas kësaj fitoreje, Dukagjini renditet në vendin e tetë me 12 pikë, kurse Llapi mbetët i gjashti me 13 sosh.