Skuadra e Llapit të mërkurën (13.03.2024) në mesjavë luajti xhiron e 25-të në kuadër të Albi Mall Superligës së Kosovës në udhëtim ndaj Malishevës, ku u mposht me rezultat 2-1, duke ia mohuar ta marrë kreun e tabelës pas humbjes së liderit aktual, Ballkanit, ndaj Fushë Kosovës.
Kështu skuadra e Tahir Batatinës pretendon se Malisheva ka inkuadruar në ndeshje futbollistin Rilind Haziraj me katër kartonë, tre të marrë me ekipin U21 dhe një me skuadrën e parë.
Sipas tyre, Haziraj nuk ka pasur të drejtë loje në këtë takim kësisoj ata kanë përgatitur edhe ankesën në drejtim të FFK-së./UBTNews/