Momentalisht po zhvillohet pjesa e parë në tri ndeshjet e Superligës së Kosovës, ku në dy prej tyre veçse kemi ndryshim të rezultateve.
Skuadra e Drenicës ka arritur të kalojë në epërsi prej 1:0 në ndeshjen kundër Trepçës ’89.
Golin e epërsisë për vendasit e shënoi Da Silva në minutën e 7’ të ndeshjes.
Po ashtu, në avantazh prej 1:0 gjendet edhe skuadra e Llapit, e cila po avancon si mysafire përmes golit të Gerard Prognit në minutën e 11’.
Ndërkaq, ndryshim rezultati nuk ka në përballjen mes Malishevës dhe Dukagjinit.
Rezultatet aktuale:
Malisheva 0:0 Dukagjini
Drenica 1:0 Trepça ’89
Ferizaj 0:1 KF Llapi