Kemi një lajm të mirë që vjen nga Llapi, nga klubi kanë njoftuar se vazhduan kontratën me Arbnor Ramadanin.
Ramadani, kishte oferta të shumta nga disa skuadra, por vendosi përsëri që të jetë te po e njëjta skuadër llapjane.
Ramadani ka vazhduar kontratën edhe për tre vite, duke konsoliduar vendin në ekipen e Tahir Batatinës.
Përndryshe, gjithsej Ramadani ka zhvilluar 187 paraqitje, ku realizoi 20 gola dhe ka dhuruar 25 asistime me fanellën “bardhekaltër”, ku gjatë kësaj kohe fitoi 2 herë Kupën e Kosovës me Llapin. /UBT News/