UBT News

Lizzo publikon vazhdimin e bisedës së saj me aktorin Chris Evans!

Më 18 prill, Lizzo pranoi se ajo i shkroi e dehur Chris Evans në Instagram dhe ai i ktheu përgjigje dhe madje, edhe filloi ta ndiqte. Tani, ndjekësit e TikTok i kërkuan Lizzo-s t’i azhornonte me vazhdimin e bisedës mes tyre. Çfarë ndodhi, çfarë u tha?

Sigurisht, këngëtarja nuk zbuloi shumë dhe u përpoq ta tregonte bisedën shpejt e shpejt, por asgjë nuk humbet në TikTok.

Në vazhdim të bisedës, Lizzo i thotë Chris:

“E ke parasysh si thonë: ‘Ju humbni 100% të mundësive që s’merrni (dhe pse unë i bëra ‘unsend’ mesazhit si idiote). Jam e lumtur që ti tani e di se ekzistoj.”

Chris ia kthen: 

“Sigurisht që po! Jam një fans i joti. Vazhdo me punën e shkëlqyer.  

Këngëtarja më pas mbuloi pjesën tjetër të bisedës, duke i lënë njerëzit përsëri kuriozë për dyshen.  

Exit mobile version