Lizzo ka kërkuar nga gjykata përkatëse të rrëzojë paditë për ngacmim që ish-kërcimtaret e saj ngritën kundër saj.
Sipas dokumenteve të gjykatës, ajo mohon çdo akuzë të bërë kundër saj.
Në gusht, balerinat Arianna Davis, Crystal Williams dhe Noelle Rodriguez paditën këngëtaren e “Truth Hurts”, kompaninë e saj të prodhimit dhe koreografen Shirlene Quigley për ngacmim seksual dhe fetar, një mjedis pune armiqësor, diskriminim dhe të tjera pretendime.
Një ish-punonjëse e katërt, Asha Daniels, më pas ngriti padinë e saj në fillim të këtij muaji. Ajo pretendoi se ishte abuzuar verbalisht dhe fizikisht nga menaxherja e saj, Amanda Nomura, kur punonte si stiliste për Lizzo-n, duke e akuzuar këtë të fundit për nxitjen e një mjedisi pune toksik./UBTNews/