Sot me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet ndeshja interesante në Premier Ligën angleze mes gjigandit anglez Liverpool dhe skuadrës së Leeds, ndeshje kjo e cila ishte shtyrë për shkak të situatës së mëhershme me raste të Covid-19 brenda dy skuadrave.
Në xhiron e fundit të zhvilluar, Liverpooli e mposhti me rezultat 3:1 skuadrën e Norwich, kurse Leeds pësoi humbje me rezultat 4:2 nga Manchester United.
Momentalisht, “Të Kuqtë” e Jurgen Klopp renditen në vendin e dytë në tabelë me gjithsej 57 pikë, gjashtë sosh më pak se lideri i tabelës Manchester City, ku në rast fitoreje sot Liverpooli do të ngushtonte diferencën e pikëve në vetëm tri sosh me skuadrën e Pep Guardiolas.
Në anën tjetër, skuadra e Leeds pas 24 ndeshjeve zë vendin e 15 në tabelë me gjithsej 23 pikë të arkëtuara.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy këto skuadra do të kenë mungesa të lojtarëve, ku për Liverpoolin nuk do të paraqiten Diogo Jota dhe Roberto Firmino, kurse te Leeds mungojnë Bamford, Cooper, Fuhr Hjelde, Greenwood, Phillips dhe Koch.
Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë:
Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson; Elliott, Fabinho, Henderson; Salah, Mane, Diaz
Leeds United (4-2-3-1): Meslier; Ayling, Llorente, Struijk, Dallas; Klich, Forshaw; Raphinha, Rodrigo, Harrison; James
Ndërkaq, krahas kësaj ndeshje do të kemi edhe disa përballje të tjera në Premier Ligën angleze, dhe programin e plotë e gjeni më poshtë.
20:30 Burnley – Tottenham (Stadiumi Turf Moor)
20:30 Watford – Crystal Palace (Stadiumi Vicarage Road)
20:45 Liverpool – Leeds United (Stadiumi Anfield Road)