Siç raportohet nga “Bild”, gjiganti anglez, Liverpool po synon të bëjë një tjetër transferim multi-milionësh në merkaton e ardhshme verore.
Bëhet fjalë për yllin e Borussia Dortmundit, Jude Bellingham, të cilin klubi gjerman thuhet se e vlerëson afro 150 milionë euro.
Por, thuhet se Liverpooli po synon që të kompletojë një marrëveshje shkëmbimi në muajin janar, e cila do të përfshijë mesfushorin Naby Keita dhe një shumë të konsiderueshme parash.
Mediat gjermane raportojnë se Borussia Dortmundi do të ishte e lumtur që ta pranojë një marrëveshje në të cilën përfshihet Keita plus para shtesë pasi që dëshiron ta transferojë mesfushorin e Liverpoolit si lojtar të lirë verën e ardhshme.