Gjiganti anglez Liverpool do të synojë sot fitoren kundër skuadrës së Atletico Madridit, në mënyrë që të bëhet skuadra e radhës pas Juventus e Bayern Munich që siguron kualifikimin në fazën e eliminatoreve të Ligës së Kampionëve.
Në xhiron e tretë të Grupit B, Liverpooli e mposhti Atletico Madridin si mysafir në stadiumin “Wanda Metropolitano” me rezultat të ngushtë 3:2.
Momentalisht, në këtë grup që njihet ndryshe si “Grupi i Vdekjes” lider është Liverpooli me gjithsej nëntë pikë, pesë sosh më shumë se Atletico Madridi dhe Porto që zënë vendet dy dhe tre.
Fakt interesant është që “Të Kuqtë”, brenda 90’ minutave lojë kanë humbur vetëm një ndeshje nga 22 sosh në Ligë të Kampionëve nën udhëheqjen e Jurgen Klopp, ku kanë regjistruar 16 fitore dhe pesë barazime.
Në ndeshjen e sotme, të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve, ku për Liverpoolin nuk do të paraqiten Elliot, Keita dhe Milner, kurse tek Atletico do të mungojnë Griezmann, Lemar, Llorente, Saponjic dhe Savic.
Formacionet e mundshme të Liverpool dhe Atletico Madrid i gjeni më poshtë.
Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson; Jones, Fabinho, Henderson; Salah, Jota, Mane
Atletico Madridi (3-4-3): Oblak; Felipe, Gimenez, Hermoso; Trippier, De Paul, Koke, Carrasco; Felix, Suarez, Correa
Grupi B
21:00 Liverpool – Atletico Madrid (Stadiumi Anfield Road)