Gjiganti anglez, Liverpool si duket ka filluar qysh tani për të planifikuar përforcimin e skuadrës në merkaton e ardhshme verore.
Siç raportohet nga “Daily Express”, Liverpooli thuhet se ka shprehur interesim për të bërë një lëvizje për yllin e Bayern Munichut, Jamal Musiala.
Besohet se “Të Kuqtë” janë ndër klubet e shumta që janë të interesuar në mesfushorin ofensiv, por thuhet se Bayerni e konsideron të paprekshëm 19 vjeçarin.
Jamal Musiala ka arritur të bëjë 90 paraqitje në të gjitha garat për Bayern Munichun, duke regjistruar 22 gola dhe 13 paraqitje mbi emrin e tij.