“Të kuqtë” dëshirojnë që ta mbajnë yllin egjiptian për kohë të gjatë në “Anfield Road”.
Gjiganti anglez, Liverpool, pritet që të zgjidhë problemin mbi të ardhmen e Mohamed Salah para afatit dimëror të transferimeve, pasi që thuhet se kanë pranuar kërkesat e egjiptianit, raporton “Football Insider”.
29-vjeçari, i cili momentalisht është njëri nga lojtarët më të mirë në botë, ka kontratë aktuale me “Të kuqtë” deri në fund të vitit 2023.
Ndërsa Salah nuk ka shprehur dëshirën që të largohet nga Liverpooli, kërkesat e tij për rritje të pagës kanë ngadalësuar bisedimet mbi vazhdimin e kontratës, por krerët e gjigandit anglez thuhet se tani kanë pranuar kërkesat e egjiptianit vetëm që ta mbajnë atë në “Anfield Road’.
Këtë sezon, në 12 paraqitje për Liverpoolin në të gjitha garat, Mohamed Salah ka regjistruar 17 gola dhe pesë asistime mbi emrin e tij.