Liverpooli nuk mund të arrijë të ngopet dot me paraqitjen mahnitëse të Xherdan Shaqirit në fitoren e Zvicrës 3:1 kundër Turqisë, në një ndeshje jetike për shpresat e helvetikëve për të mbetur në Euro 2020.
Aq shumë u mahnit me golat e anësorit nga Kosova, saqë faqja zyrtare e Liverpoolit në Twitter i bëri gjashtë postime për 29-vjeçarin në 24 orët e fundit
Sulmuesi shqiptar i shënoi dy gola dhe i krijoi dy mundësi të tjera për t’i ndihmuar Zvicrës ta arrijë fitoren e parë në këtë turne, e cila ia mban asaj gjallë shpresat për kualifikim në mesin e 16 më të mirëve, raporton Gazeta Express.
Zvicra përfundoi në vendin e tretë me pikë të barabarta me Uellsin, por kjo e fundit u kualifikuar direkt falë goldallimit më të mirë. Prandaj, Zvicra shpreson se do të jetë njëra prej katër skuadrave nga gjashtë grupe që kualifikohen nga pozita e tretë.
Llogaria e Liverpoolit në Twitter i bëri katër postime radhazi brenda një kohë të shkurtër mbrëmë, pas golave të Shaqirit, pasi paraprakisht kishte njoftuar se ai do të luante titullar.