UBT News

Liverpooli kërkon vetëm fitoren kundër Rangers, ja formacionet e mundshme

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet një ndeshje tejet interesante mes skuadrës së Rangers dhe gjigantit anglez, Liverpool, e vlefshme kjo për xhiron e katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Të dy këto skuadra u takuan në xhiron e fundit të kësaj gare, ku Liverpooli e mposhti Rangers javën e kaluar me rezultat solid 2:0.

Momentalisht, pas tre ndeshjeve të zhvilluara, Liverpooli zë vendin e dytë në Grupin A me gjashtë pikë të arkëtuara, krahas Rangers që renditet i fundit me asnjë pikë të tubuar.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Rangers nuk do të paraqiten Hagi, Helander, Lawrence, Ofoborh dhe Souttar, kurse te Liverpooli mungojnë Alexander-Arnold, Arthur, Diaz, Keita, Matip dhe Oxlade-Chamberlain.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Rangers (4-3-3): McGregor; Tavernier, Goldson, Sands, Barisic; Lundstram, Davis, Kamara; Sakala, Colak, Kent

Liverpooli (4-2-3-1): Alisson; Gomez, Konate, Van Dijk, Tsimikas; Fabinho, Thiago; Salah, Firmino, Jota; Nunez

Exit mobile version